top of page
123.jpg

Veprimet e shpejta që zhbllokojnë hundët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 15, 2017
  • 1 min read

Ndryshimet e menjëhershme të motit të këtyre ditëve të fundit jo vetëm që po lajmërojnë fillimin e vjeshtës, por janë reflektuar edhe në shëndetin e shumë njerëzve.

Edhe pse i kishim lënë pas gjatë verës, tashmë janë shfaqur rastet e para të virozave, ku sigurisht që më të prekurit janë fëmijët, por edhe të rriturit. Në qoftë se prej disa ditësh keni ethe, kollë të thatë dhe hundë të zëna artikulli i mëposhtëm duhet t’ju interesojë:

1. Masazhoni butësisht pikën mes vetullave: Ky masazh ndikon drejtpërdrejt në mukozën e hundës, parandalon tharjen dhe inflamimin e sinuseve dhe zvogëlon presionin në sinuset frontale.

2.Masazhoni sinuset nazale: Bëni lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave siç tregohet në foton e mëposhtme për 1-2 minuta. Ky veprim i thjeshtë lehtëson zhbllokimin e kanaleve frontale të hundës dhe ju ndihmon të shpëtni më lehtë nga ky problem.

3.Masazhoni pikën midis hundës dhe buzës: Masazhimi i butë i pikës mes buzës së sipërme dhe hundës për 2-3 minuta ndihmon në çenjtjen e hundës.

4. Vendosni napa të ngrohta tek hunda: Merrni një napë ose top pambuku dhe ngroheni. Vendoseni mbi hundë, kujdes temperatura duhet të jetë e përshtatshme aq sa ta durojë lëkura.

Nxehtësia shkrin mukuset e ngurta. Pas këtij veprimi lani hundën me ujë të ngrohtë dhe kripë.


Opmerkingen


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page