top of page
123.jpg

Gjocaj: Ende nuk dihen shkaqet e vdekjeve të dyshimta në QKUK

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 18, 2017
  • 1 min read

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, në një konferencë për media, për rastin e vdekjeve të dyshimta në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, ka thënë se ende nuk dihet shkaktari i saktë për këto raste.

"Sipas gjitha hulumtimeve deri tash, nuk kemi shkaktar të sigurt, as ne, as prokuroria, as mjekësia ligjore, për momentin janë vdekje të dyshimta. Është ngritur në opinion se janë vdekje dyshimta,

Në analizat tona dyshimi kryesor ka qenë për gazin oksidull, nuk jemi sigurt as për këtë. Për hirë të së vërtetës, ai përdoret në gjitha institucionet e Republikës, privat dhe publik”, ka thënë Gjocaj.

“Gjithçka është e dyshimtë , sikur të kishim rezultatet ne, ose prokuroria ose inspektorët farmaceutik dhe shëndetësorë , nëse vërtetohet se gazi është fajtor, pro nuk kemi rezultate, kjo është dyshimtë. Pra, kjo nuk ka siguri, me të gjitha përfundimet grupeve profesionale në QKUK, në vazhdimësi me grupet punuese, ne si institucion jemi koordinuar me organet tjerë koordinuese.

Konkluzion ose rekomandimi gjithëve ka qenë se kushdo që vërteton një shkakun të na njofton, të njëjtë do të bënim edhe ne”, shtoi Gjocaj.

Ai ka shtuar se të gjithë furnizimin me gaz nga kompania “Bubeari Comerc” janë ndërprerë në sektorin publik.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page