top of page
123.jpg

Princeshë Diana kishte fshehur një sekret në këpucët e saj të martesës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 18, 2017
  • 1 min read

Vetëm pak kohë ka kaluar që nga mbushja e plot 20viteve që nga vdekja tragjike e Princeshës Diana. Por ama familjarët vec kujtimeve të ëmbla kanë zbuluar edhe disa “sekrete” për jetën dhe veprimtaritë e saj. Por dizanjuesi i veshjeve të saj ka zbuluar mesazhin emocionues që Princesha kishte të fshehur në këpucët e saj të martesës me Princin Charles. Megjithëse këpucët ishin kryesisht të fshehura nën fustanin e dizajnuar nga Elizabeth dhe David Emanuel që pa diskutim u quajt “veshja e shekullit”, Daily Mail raporton se në këpucët e princeshës, të krijuara këto nga këpucari i famshëm Clive Shilton mbanin një ‘haraç’ për burrin e saj. Edhe në këpucë ajo kishte zgjedhur të shprehte dashurinë ndaj princ Charles, duke shkruar inicialet e saj dhe të tij, dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes. Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla. Edhe pse gjithë kjo përgatitje për një dasmë që do të mbahej mend, dashuria e tyre nuk triumfoi gjatë, pasi ata u ndanë pas disa vitesh martesë. /albeu.com/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page