top of page
123.jpg

Ditëve të ardhshme mot tipik vjeshtor, me vransira dhe shi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 19, 2017
  • 1 min read

Gjatë ditës së sotme mbi rajon ka filluar të depërtojë vorbulla ciklonike nga Atlantiku. Ditëve të ardhshme do të sjell mbi rajon mot të ftohtë vjeshtor, me vransira, shi dhe bubullima.

Të mërkurën do të mbajë mot jo aq i ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima. Ditën e enjte dhe të premte do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Të enjten mbrëma në vise të larta malore mbi 2000m, në ato pjesë ku priten të reshura, ka mundësi edhe për reshje bore.

Në fundjavë, pritet përmirësim i motit, me vransira dhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare. Maksimalet do të zbresin deri në 16C, të enjten, e në fundjavë do të rriten deri në 22C, ndërsa minimalet do të zbresin edhe deri në 6C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 5-9m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page