Enët plastike rrezikojnë seriozisht veshkat
- rilindjashqiptare
- Sep 20, 2017
- 1 min read

Pa marrë parasysh se a shërbehet ushqimi në to në restorante të ushqimit të shpejtë apo nga to hani në piknik, duhet ta dini që enët plastike janë të rrezikshme për shëndetin e veshkave.
Ekspertët nga Tajlanda kanë vërtetuar se temperaturat e larta në këto enë rrisin sasinë e melamines ndaj së cilës ekspozohet organizmi i njeriut, ndërsa kjo rrit rrezikun nga krijimi i gurëve në veshka.
Këtë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i studimit, Chi-Fang Ëu, duke thënë se “enët nga plastika lirojnë sasi të madhe të melamines kur në to shërbehet ushqimi i ngrohtë”.
Në studim kanë marrë pjesë dy grupe njerëzish. Njëri ka ngrënë supë nga pjatat qeramike, ndërsa tjetri nga enët plastike.
Niveli i melaninës në urinë pas 12 orësh ka qenë 8/35 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët plastike, ndërsa 1,3 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët qeramike.
Enët plastike duhen ruajtur dhe nga gërryerja ashtu si nga nxehtësia. Nëse enët plastike gërryhen rritet dhe rreziku i mbledhjes së mikrobeve.
Këtu nuk flitet për pjatat plastike që përdoren vetëm njëherë, por për ato enë plastike të cilat përdoren shpesh herë.
Nuk pretendojmë në një përgjigje absolute dhe as të shmangim përdorimin e tyre sepse do të ishte e pamundur por janë disa gjëra që duhen ditur për të evituar ndikimin e përbërësve kimikë të plastikës në ushqim.
Plastika ka vetinë t’i lëshojë substancat e saj të dëmshme në kontakt me ushqimin e nxehtë prandaj, nëse keni ndërmend të konservoni diçka në enë plastike të paktën prisni deri sa të ftohet. /albeu.com/
Comments