top of page
123.jpg

Receta për përgatitjen e tullumbave

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 19, 2017
  • 1 min read

Përbërësit: * 9 filxhan kafeje ujë, * 1 filxhan kafeje vaj, * një majë thike kripë, * 7 filxhan kafeje miell, * 3 filxhanë kafeje niseshte, * 1 pluhur paste, * 6 kokrra vezë, * 1 litër vaj. Sherbeti: 1 ½ kg. sheqer, 7 ½ dcl ujë, 1 lëng limoni, 1 sheqer vaniljeje. Sherbeti vlon 7 min. Uji vlon me një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj. Largohet nga zjarri. Hidhet mielli i përzier me niseshte dhe pluhur paste. Përzihet mirë dhe prapë kthehet në zjarr që të fërgohet gjersa të mos ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet brumi, i hidhen vezët një nga një duke tundur mirë me mikser, gjersatë fitohet një brumë i njëllojtë. Një litër vaj hidhet në tenxhere për t’u nxehë. Me brumin e përgatitur mbushet forma e dhëmbëzuar dhe nëpërmjet saj nxirren tullumbat drejtë në yndyrë të nxehtë. Hidhen pjesë-pjesë dhe fërgohen nga të gjitha anët gjersa të zverdhen në ngjyrë ari. Nëse skuqen shpejtë, ulet pak zjarri. Hiqen nga vaji me lugë të shpuar dhe futen drejt në sherbet të ftohur. Gjersa të fërgohen të dytat, të parat qëndrojnë në sherbet, pastaj largohen nga sherbeti dhe palosen në një enë të thellë, e kështu veprohet gjersa të harxhohet i tërë brumi. Sherbeti që mbetet hidhet mbi tullumba, në mënyrë që ato të lagen plotësisht në sherbet. Shërbehen me shurup trëndafili, limonadë, bozë etj. Shije të veçantë kanë nëse shërbehen 2-3 për person të vendosura në misuri mbi tamëloriz. /Telegrafi/


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page