top of page
123.jpg

Refugjatja e gjen çantën me 14.000 euro në të, do të befasoheni çfarë bëri me të

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 20, 2017
  • 1 min read

Policia në Berlin të Gjermanisë e ka lavdëruar një refugjate, e cila e ka dorëzuar një çantë dore me 14.000 euro në të, të cilën e kishte gjetur në një metro treni.

Çanta ishte lënë në metron e trenit U-Bahn të premten në mbrëmje nga një grua 78-vjeçare, shkruan BBC.

Pak pasi e kishte harruar çantën, ajo e kishte kuptuar gabimin dhe e kishte raportuar rastin në polici, por policia nuk ka qenë në gjendje ta gjurmojë çantën.

Çanta është gjetur nga një studente 16-vjeçare nga Iraku, gjë për të cilin i kishte treguar nënës së vet. Dy ditë më pas, ato e dorëzuan çantën në polici.

E dje, policia gjermane e shkroi këtë status në Twitter:

“Një studente e gjeti çantën me 14.000 euro dhe e dorëzoi në polici. Pronarja është e lumtur. Ne themi shkëlqyeshëm dhe faleminderit”.

Familja, e cila jeton në një qendër refugjatesh, ka shumë mundësi të shpërblehet për sinqeritetin, thonë mediat gjermane.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page