top of page
123.jpg

Qyteti luksoz i nëndheshëm i fshehur në shkretëtirën australiane, do të mahniteni/ Video

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 21, 2017
  • 1 min read

Nga sipërfaqja duken galeri normale të shpuara diku në shkretëtiren australiane, por brenda tyre fshihet një qytet i tërë, madje shumë luksoz.Bëhet fjalë për qytetin Coober Pedy, që gradualisht është zgjeruar ndër vite dhe sot është një ndër destinacionet turistike më unike në botë për t’u vizituar.

Hyrjet në të mund të krijojnë imazhin e gabuar. Ato ngjasojnë më shumë me gropa të hapura nga kafshë, por menjëherë sapo je brenda një realitet tjetër ke përballë.Qytetit nuk i mungon asgjë. Ka spitalin, kishën, kinemanë, qendra argëtimi e madje edhe mijëra qindra banorë që janë rezidentë të përhershëm.

Coober Pedy, në Australinë e Jugut, u themelua në fillim të shekullit të njëzetë, kur u zbulua minerale në zonë dhe minatorët filluan të jetojnë këtu. Shpejt u vërejt se temperaturat e larta ishin shumë të vështira për t’u përballuar, kështu që minatorët filluan të gërmojnë tokën për të ndërtuar shtëpi nëntokë që i mbronte nga dielli përvëlues.

Ata bënë zgjedhjen e duhur, pasi edhe sot, shumë njerëz preferojnë të jetojnë më shumë në një shtëpi të nëndheshme sesa në shtëpitë e ndërtuara në sipërfaqe të tokës, megjithëse kostot e ndërtimit janë relativisht të ngjashme.

Temperaturat i kalojnë 40 gradë Celsius gjatë verës dhe ju duhet patjetër ajri i kondicionuar për të përballuar nxehtësinë në godinat e ndërtuara mbi sipërfaqen e tokës, ndërsa në shtëpitë e nëndhshme, temperaturat mbeten konstante dhe të freskëta, pa i kaluar 24 gradë Celsius.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page