top of page
123.jpg

Studim! Pirja e shumë kafeve sjell efekte negative

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 21, 2017
  • 1 min read

A e dini cila është ora ideale për të pirë kafe. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin. Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pimë në mëngjes? Kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët. I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi zgjuar. Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes. Në këto kushte, kafeina rrit edhe më shumë nivelin e këtij hormoni dhe në mëngjes, nëse do t’i shtosh organizmit edhe një kafe, trupi do të prodhojë më shumë kortizol dhe nëse jo, prodhon më pak. Edhe pirja e shumë kafeve gjatë ditës mund të çojë në efekte të tjera si nervozizëm, pagjumësi, aritmi etj. Po atëherë cila është koha ideale për të pirë kafe? Koha më e mirë për të pirë kafeështë pas mëngjesit. Ora ideale është 9 ose 10 paradite. Kjo orë rekomandohet, sepse në këtë moment vlera e kortizolit është e ulët dhe është ora në të cilën pothuaj të gjithë janë zgjuar dhe kanë dalë nga shtëpia. Në këtë kohë, jeni edhe shumë orë larg pasdites, kur kafja, gjithashtu nuk është e rekomanduar për stresin që ju shkakton. /albeu.com/


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page