top of page
123.jpg

Ja pse kjo e premte ka qenë dita më e ftohtë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 22, 2017
  • 1 min read

Shumë prej jush kanë konstatuar sot një të ftohtë, që paralajmëron kështu zyrtarisht ndryshimin e stinës.

Por jo të gjithë mund ta dinë shpjegimin që ka zyrtarisht nga të dhënat astronomike çdo 22 shtator. Në një material të publikuar te “The Time”, zyrtarisht data 22 shtator përkon me ekuinoksin e vjeshtës, ku kjo ditë shënon fundin e verës dhe ditën e parë të vjeshtës për këdo që jeton në hemisferën veriore. Sipas materialit të publikuar kjo paralajmëron mot më të ftohtë dhe netë më të gjata.

Ekuinoksi ndodh në orën 04:02., kjo sipas EDT, Observatorit detar të SHBA, i cili merret me të dhënat astronomike dhe shërben si burim zyrtar i motit. Në ditën e ekuinoksit (një term latin) sipas NASA-s dita dhe nata janë secila nga 12 orë të gjata. Agjencia e hapësirës së SHBA-së thotë se ekuinokset ndodhin kur Toka është në përputhje me diellin drejtpërsëdrejtë mbi ekuatorin e Tokës, shkruan 'Gazeta Express'.

Për vite me radhë motori i kërkimit Google ka festuar ngjarjen astronomike përmes ilustrimeve të Google Doodle. Imazhi i së premtes përshkruan një brejtës të vogël të veshur me shall duke u hedhur poshtë në tokë i lumtur për të pirë një filxhan çaji, cka paralajmeron edhe te ftohtin qe po vjen. Ndërkohë që dimri zyrtarisht për këtë vit do të fillojë më 21 dhjetor. /Perkthyer nga "The Time"


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page