A e dini pse në zinxhirin e xhinseve shkruan ‘YKK’?
- rilindjashqiptare
- Sep 23, 2017
- 1 min read

Nëse e shikoni zinxhirin e xhinseve tani, shanset janë që tri shkronja janë të gdhendura në të që thonë: “YKK”.
Këto nuk janë inicialet e shpikësit të zinxhirit – emri i tij ishte Whitcomb L. Judson, dhe ai e patentoi zinxhirin e parë në fund të shekullit 19.
Por, ekziston një shpjegim prapa këtyre shkronjave që ndoshta nuk e keni ditur asnjëherë – dhe gjithashtu një kompani që kurrë nuk e keni ditur se ekziston, transmeton Gazeta Express.
YKK është në fakt prodhuesi më i madh i zinxhirëve në botë. Kompania japoneze u themelua më 1934 nga një burrë me emrin Tadao Yoshida.
YKK e ka kuptimin: “Yoshida Kogyo Kabushikikaisa” ose “Kompania e Limituar Yoshida”. Kompania krijon gjithashtu edhe butona, pulla dhe gjëra të tjera.
Gjithashtu, kjo kompani prodhon edhe pajisjet të cilat i krijojnë zinxhirët. YKK konsiston me 114 kompani në 71 vende përreth botës, duke prodhuar gjysmën e zinxhirëve në botë – një treg ky që do të vlejë 13.7 miliardë dollarë deri më 2020.
Por YKK nuk e shpiku zinxhirin. Një amerikan me emrin Whitcomb L. Judson është përgjegjës për shpikjen e zinxhirit të parë.
Commentaires