top of page
123.jpg

NASA del me komunikatë për fundin e botës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 23, 2017
  • 1 min read

Disa herë brenda vitit mbështetës të teorisë për fundin e botës thonë, se do të ndodhë një gjë e tillë. Parashikimet e fundit ishin se kjo do të ndodhë pikërisht nesër “kur Toka do të goditet nga planeti Nibiru”.

Besoni ose jo, për shkak të gjithë kësaj NASA është detyruar të dalë me një komunikatë, në të cilën edhe një herë sqarohet se Nibiru nuk ekziston dhe se nuk ka rrezik për Tokën.

“Një numër i madh njerëzisht parashikon se më 23 shtator do të ndodhë ndeshja e Tokës me planetin Nibiru. Ky planet nuk ekziston dhe nuk mund ta godasë Tokën. Në pyetje janë mashtrimet.

Nëse do të ekzistonte një planet i tillë që do të vijë drejt Tokës, do të vërehej para më shumë se një dekade, dhe deri më tash do të ishte i dukshëm në qiell. Nuk ka fakte dhe baza shkencore për këtë pohim”, thekson NASA.

Ndeshja e Tokës me Nibiru është paralajmëruar shumë herë gjatë viteve 2003-2012 dhe kjo nuk është hera e parë që NASA deklarohet rreth kësaj çështjeje.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page