Nuk po ju hapet Facebook Messenger? Ja si ta rregulloni
- rilindjashqiptare
- Sep 23, 2017
- 1 min read

Facebook Messenger duket se është duke pasur probleme në celularët iPhone të cilët janë përditësuar me iOS 11.
Përdoruesit e Apple po raportojnë gjithandej nëpër Twitter se po kanë probleme me hapjen e Facebook Messenger.
Sapo po klikojnë për ta hapur atë, ekrani i celularit po bëhet i zi dhe po hiqet aplikacioni, shkruan Express.
Por, duket se ka një mënyrë për ta rregulluar këtë. E gjitha çfarë duhet të bëni është:
1. Ta fshini Facebook Messenger 2. Ta ristartoni celularin 3. Ta ri-instaloni Facebook Messenger
Për problemet me Facebook Messenger raportuan përdoruesit e Apple në Twitter.
Comments