top of page
123.jpg

Tensioni i lartë i gjakut, ja si duhet kontrolluar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 23, 2017
  • 2 min read

Tensioni i lartë i gjakut është gjendje e njohur po ashtu si hipertension, i cili prek shumë njerëz.

Gjendja besohet se prek një në katër të rritur në Britaninë e Madhe.

Tensioni i lartë i gjakut mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru. Ai po ashtu mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, dështimi i punës së zemrës, demencën vaskulare dhe sëmundjet e veshkave.

Tensioni i lartë është emëruar si një nga nëntë faktorët, të cilët mund të shkaktojnë demencën, tregon një raport i publikuar në revistën Lancet.

Mënyra e vetme për të ditur nëse vuani nga tensioni i lartë është kontrolli i tij nga mjekët.

Njerëzit po ashtu mund të matin tensionin e tyre të gjakut edhe në shtëpi.

Tensioni i lartë konsiderohet nëse është në nivelin 140/90mmHg.

Presioni sistolik është numri më i lartë dhe mat forcën me të cilën zemra juaj pompon gjakun në trup. Presioni diastolik është numri më i ulët dhe mat rezistencën e gjakut.

Norma normale e tensionit të gjakut konsiderohet të jetë ndërmjet 90/60mmHg dhe 120/80mmHg.

Shtypje e ulët e gjakut konsiderohet kur është në vlerat 90/60mmHg.

Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme, sidomos te personat mbi moshën 65-vjeç dhe me mbipeshë.

Tensioni i lartë i gjakut është më tepër i pranishëm në mesin e popujve në Afrikë ose Karaibe, për shkak të pirjes së madhe të kafesë, alkoolit dhe mungesës së aktiviteteve fizike.

Njerëzit po ashtu janë të prekur nga tensioni i lartë i gjakut nëse pinë cigare dhe nuk flenë sa duhet.

Mjekët rekomandojnë që të ketë një dietë të pasur me fruta dhe perime, ushtrime të përditshme, lënien e duhanit, shkurtimin e sasisë së kafesë së konsumuar.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page