Ky do të jetë moti befasues në Kosovë, dimri po afron?
- rilindjashqiptare
- Sep 24, 2017
- 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në vendin tonë sot do të mbajë mot i freskët në orët e para të paradites ku minimalja e temperaturës sillet rreth 7 gradë Celsius, kurse gjatë ditës në vazhdim pritet të jetë më nxehtë, ku temperatura maksimale do të shkojë deri në 21 gradë Celsius.
Ndërsa ditën e hënë, të martën dhe të mërkurën pritet të jetë mot me shi, ku temperatura minimale përgjatë këtyre tri ditëve pritet të jetë 7 gradë Celsius kurse maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Mot më i ftohët pritet të merr nga dita e enjte ku minimalja do të jetë 2 gradë Celsius kurse maksimalja pritet të jetë 14 gradë Celsius.
Comments