Shpërthen gallata: Kimi i Koresë se Veriut shpërthen ne vaj, si Shpend Ahmeti/ Video
- rilindjashqiptare
- Sep 24, 2017
- 1 min read

Kim Jong-un njihet si njeriu më i pamëshirshëm në botë. Por një video që po qarkullon në Youtube, e që ishte shpërndarë në vitin 2004, e paraqet atë të prekur fort emocionalisht teksa ishte pjesëmarrës një koncert.
Lideri i Koresë së Veriut u gjend mes lotëve, një moment ky, i paparë ndonjëherë në jetën e tij, si rrjedhojë e emocioneve që i shkaktoi një koncert.
Në një ngjashmëri të kësaj situate u përball edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ai gjatë prezantimit të kandidatëve të “Vetëvendosjes” për Kuvendin Komunal të Prishtinës, pasi që mbaruan fjalimin Albin Kurti e Visar Ymeri, u emocionua tej mase, saqë ia nisi edhe të qaj.
Ahmeti edhe vet para se të mbante fjalimin e pranoi se ndjehet tejet i emocionuar, madje Ahmeti tha se, “jam i emocionuar sikur të isha për herë të parë në politikë”.
Shikoni momentin kur Kimi shpërthen në vaj:
Comments