top of page
123.jpg

Dimri po afrohet, bie bora e parë në Kosovë/ Foto

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 26, 2017
  • 1 min read

Pas të reshurave të fundit, në parashikime ishte edhe mundësia që në vise më të larta malore të kemi edhe reshje bore. Edhe pse për shkak se të reshurat nuk ishin shumë të shprehura në vendin tonë, në disa vise malore nuk pati shumë reshura që do të mund të shndërroheshin në reshje bore me depërtimin e masave të ftohta ajrore.

Por mëngjesin e ditës së premte, nga Prishtina, është vërejtur se maja e Koritnikut është e mbuluar me një shtresë bore. Sa për krahasim, Prishtina Weather kishte postuar dy foto të Koritnikut, e para është para 10 ditësh, ndërsa e dyta është e ditës së premte, ku vërehet shtresa e borës.

Ndërkohë, parashikimet e para për dimrin këtë vit, pas një vere tmerrësisht të nxehtë tregojnë se në Evropë në përgjithësi pritet të jetë një dimër i butë.

Të dhënat të cilat tani janë të disponueshme për publikun nga modeli UK Met Office Glosea, tregojnë se sidomos gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor do të kemi temperatura mesatarisht të ulëta, transmeton Gazetametro.net.

Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjeruar një tjetër dimër të butë.

Pavarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veriperëndimore është ende i ulët. Me fjalë të tjera ato nuk janë shumë të sakta, derisa të dalin disa nga sistemet tjera të parashikimeve me rezultatet e tyre.

Vitin e kaluar, dimri 2016 – 2017 ishte më i ashpër duke shënuar temperatura të ulëta.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page