Dëmtoi makinën me vlerë 300 mijë euro, gomari hidhet në gjyq
- rilindjashqiptare
- Sep 28, 2017
- 1 min read

Një gjykatë gjermane do të vendosë të enjten nëse pronari i një gomari që dëmtoi një makine sportive McLaren Spider me vlerë 300 mijë euro duhet të paguajë për dëmin. Më 15 shtator të vitit të kaluar, Markus Zahn parkoi McLaren Spider portokalli në parking. Një gomar i quajtur Vitus iu afrua makinës dhe u ngjit në pjesën e pasme të tij duke i shkaktuar asaj dëme të konsiderueshme. Nga policia u shprehën se Vitus mund të ketë ngatërruar makinën me ndonjë karrotë, përcjell albeu.com. Por pronari i gomarit e kundërshton kërkesën prej 6 mijë eurosh për të paguar dëmin. Gjykata civile në Giessen të Gjermanisë do të vendosë të enjten për këtë rast i cili ka marrë gjithë vëmendjen e medias. Ai tha se gomari i tij mund të kishte menduar se kishte të bënte me karrotën më të madhe që kishte parë ndonjëherë prandaj edhe i është afruar makinës.
Comments