top of page
123.jpg

Keni probleme me rënien e flokëve? Konsumoni këto ushqime

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 28, 2017
  • 1 min read

Rënia e flokëve është një tmerr i vërtetë, në këtë artikull do të zbuloni mënyrën më të mirë për të shpëtuar nga kjo fatkeqësi.

Sipas intv.al këto janë disa nga ushqimet të cilat do iu ndihmojnë që floku juaj të jetë i shëndetshëm dhe i fortë.

Mjalti - Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar. Salmoni - Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.

Spinaqi - Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulëta hekuri dhe vitamine D2. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.

Arrat dhe farat - Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page