top of page
123.jpg

Nëse keni probleme me fytyrën konsumoni këto ushqime

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 30, 2017
  • 1 min read

Fytyra është një ndër pjesët më delikate që kemi dhe për ta pastruar atë nuk ndihmojnë vetëm produktet e ndryshme kozmetike apo kremrat. Ndonjëherë ndodh që të shkaktojnë akne të ndryshme, por ekzistojnë disa ushqime që pastrojnë tërësisht fytyrën tuaj duke e bërë të duket më rinore dhe më e pastër.

1. Peshku me yndyrë si salmoni ose tuna. Konsumimi i peshkut i siguron trupit tuaj vitaminë B, që prodhon acide yndyrore dhe metabolizon aminoacidet. Mungesa e biotinës bën që lëkura juaj të bëhet me luspa.

2. Farat Chia. Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbajtjen e membranave qelizore duke mbrojtur lëkurën dhe duke siguruar lagështi. Ato janë të pasura edhe me acide yndyrore si bizoni i egër apo peshku.

3. Patatet e ëmbla. Konsumimi i ushqimeve të tilla siguron më shumë ujë për trupin tuaj duke mbajtur lëkurën dhe qelizat në mënyrë të hidratuar. Frutat dhe perimet shumëngjyrëshe janë të pasura me vitaminë A që i japin ngjyrën lëkurës tuaj.

4. Bajame. Këto kanë vitaminë E që e bëjnë lëkurën të jetë e shëndetshme duke e mbrojtur nga rrezet e diellit.

5. Farat e lulediellit sigurojnë një burim të vitaminës E që mbron lëkurën nga papastërtitë e ambientit.

6. Karbohidratet si mielli i bardhë rrisin inflamacionin dhe shkaktojnë dhimbje fytyre. Është mirë që të zëvendësoni makaronat e orizin

e bardhë me fasule apo oriz kaf.

7. Lëngu i portokallit ofron Vitaminë C, një antioksdant që mbron lëkurën dhe qelizat e tjera nga dëmtimet e shkaktuara prej radikalëve të lirë në mjedis dhe trup. Vitamina C ndihmon edhe në krijimin e kolagjenit që është proteina kryesore strukturore e trupit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page