top of page
123.jpg

Ndodh çudia! Ardit Gjebrea lë Tv Klanin, do e shohim tek spektakli 'Portokalli'

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 1, 2017
  • 1 min read

Spektakli i humorit Portokalli fillon këtë të diel dhe pas disa largimeve që gati tingëlluan si antireklamë, vijnë surprizat pozitive nga programi.

Dje, regjisori Altin Basha ka zbuluar, i ftuar në Top Show, që këtë sezon, spektakli do të ketë një skenë të re, madhështore. Ndërkaq Blitz.al që ka ndjekur spektaklin që do të transmetohet të dielën, në studiot e televizionit, zbulon që do të ketë edhe surpriza të tjera.

Një prej tyre është që mes personazheve të rinj do të jetë Ardit Gjebrea. Ai do të imitohet nga aktori Rezart Veleshnja, që siç duket në këtë foto, ka hyrë plotësisht në lëkurën dhe kostumin e Gjeberas. Blitz zbulon gjithashtu që një surprizë tjetër në nisje të spektaklit do të jetë edhe Xhemi që do të kërcejë në skenë.

Anuloni takimet të dielën mbrëma!


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page