top of page
123.jpg

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit rreth kancerit të gjirit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 2, 2017
  • 1 min read

"Zbulimi i hershëm -mbijetesë".

Në kuadër të Tetorit – Muaj Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, “Shoqata e Onkologëve të Kosovës“ dhe Shoqata “JETA/VITA”, organizojnë punëtori, ligjërata, takime me gra dhe një sërë aktivitetesh tjera nëpër komunat e Kosovës.

Tetori “Roze 2017” këtë vit do të fokusohet nëpër komuna më të vogla sipas këtij orari: Vitia 5 Tetor, Dragashi 10 tetor, Kaqaniku 12 tetor, Suhareka 13 tetor, Klina 18 tetor, ndërsa takimi me femrat e Policisë së Kosovës dhe Vushtrria 30 tetor.

Me këtë rast, pjesëmarrëset do të kenë rast të dëgjojnë nga mjekët profesionistë se si bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit të gjirit, shpërndarja e broshurave informuese për këtë sëmundje ,biseda interaktive si dhe disa qendra kanë planifikuar edhe “marsh (ecje) vetëdijësuese nëpër qytet”.

Në fund të muajit në Prishtinë organizohet manifestimi tradicional informativo- kulturor nga “Jeta/Vita” dhe Ecja vetëdijësuese me moto: “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË” Si dhe një vit me parë, Ministria e Shëndetësisë, gjate tërë muajit Tetor, do të krijojë mundësi shtesë (trajtim me prioritet) për ekzaminime dhe procedura tjera diagnostike rreth kancerit të gjirit në institucionet publike, duke mbështetur iniciativën e QKLKGJ JETA/VITA & SHOK, për hulumtime me përparësi të grave në institucionet shëndetësore për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Aktivitetet nëpër komuna dhe Manifestimin informativo- kulturor do të zhvillohet me moto: Zbulimi i hershëm -mbijetesë, pas të cilit fillon ECJA tradicionale, që sivjet mbahet për herë të dhjetë në fund të muajit, para Teatrit Kombëtar.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page