top of page
123.jpg

Si t’i pjekni në mënyrë të përsosur gështenjat në furrë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 2, 2017
  • 1 min read

Është koha e gështenjave. Qoftë të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e pa rezistueshme, posaçërisht kur kërkojmë diçka që të na ngrohë.

Duke shikuar këtë video, gatuani ëmbëlsirën e përsosur vjeshtore në furrë, transmeton Telegrafi.

Për fillim ju duhet vetëm një linjë e gjatë përgjatë tërë gështenjës dhe ajo e bërë me thikën për prerje të bukës (me teh si sharrë).Pastaj qitni në një enë me ujë të ftohtë, shtoni kripë sa mund të kapni me gishta, lërini që të qëndrojnë gjysmë ore në ujë dhe ngroheni ujin.

Fusni në furrë në 200 gradë celsius rreth 15 minuta.

Për të përftuar gështenja perfekt pasi që t’i nxirrni nga furra, mbuloni me leckë kuzhine për 15 minuta.

Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta.

Gështenjat kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen edhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page