top of page
123.jpg

Ja kur do të bien bora e parë në Maqedoni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 4, 2017
  • 1 min read

Reshje të borës në male dhe formim të shtresës së dëborës, si dhe rënie të përnjëhershme të temperaturave për 15 gradë, njoftojnë meteorologët për fundjavën në vijim.

Reshje të borës do të ketë veçanërisht në pjesët veriore ku kufiri i borës mund të zbret edhe nën 1500 metra të lartësisë mbidetare dhe do të formohet mbulesë dëbore.

Nën ndikimin e ajrit të lagësht dhe të ftohtë prej të premtes nga fundi i ditës vranësirat do të rriten dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe të shtunën, ku në disa vende do të jenë më të mëdha. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë rënie të dukshme dhe të përnjëhershme të temperaturës së ajrit për rreth 15 gradë.

Nga DPHM theksojnë se nesër dhe pasnesër moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, por do të ketë ndryshim të konsiderueshëm në shtypjen e ajrit e cila do të ulet për rreth 20 njësi matëse.


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page