top of page
123.jpg

Ja pse dukeni më të bukura para pasqyrës sesa në foto

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 4, 2017
  • 1 min read

Para se të dilni nga shtëpia, në pasqyrë dukeni bukur, mirëpo fotografitë tregojnë diçka tjetër.

Pra, kujt t’i besohet? Çdo person është ballafaquar me atë shfaqje në pasqyrë dhe në fotografi, nganjëherë madje as që ngjajnë. Përse gjithmonë është kështu ndryshe?

Çështja është që jeni të relaksuar kur shiheni në shtëpi, gjendeni në territorin tuaj dhe me siguri jeni në humor të mirë. Pasqyra ju dërgon shfaqje të të gjitha emocioneve, të cilat pikërisht vetëm ju mund t’i shihni. Fotografia ju tregon pamjen e vërtetë, ashtu siç jeni, pa emocione dhe ndjenja të cilat ju shtohen në dukje.

Në pasqyrë më së shpeshti shikoheni nga të njëjtat kënde, ndërsa në fotografi shfaqen nga kënde të ndryshme nga të cilat nuk jeni edhe aq të mësuar të shihni veten, andaj vetvetiu kur dikush ju fotografon, nuk jeni gjithmonë në pozën në të cilën e shihni veten më së miri.

Çdo lokal ka ndriçim të ndryshëm, mirëpo çdo ndriçim ka temperaturën të cilën nuk e vëreni në shfaqje e pasqyrës, mirëpo i vëreni në fotografi.

Fotoaparati shënon të gjitha mangësitë të cilat ndriçimi i mirë di t’i theksojë. Në shfaqjen e pasqyrës më së shpeshti shihni versionin “ideal” të vetes, ndërsa fotografia tregon se si ju shohin të tjerët.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page