top of page
123.jpg

“Nuk ndaloj dot”, prezantuesja e motit nuk përmbahet (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 7, 2017
  • 1 min read

Një prezantuese e Sky News solli jo pak argëtim për shikuesit teksa nuk pushonte dot të qeshuri ndërkohë që jepte motin.

Isobel Lang po përpiqej t’i tregonte audiencës për shiun, erën dhe të ftohtin që po vinte, mëngjesin e së enjtes, kur papritur e kapi e qeshura dhe nuk mundi të përmbahej.

Ndonëse u përpoq që të ndalonte, ajo e pati të pamundur. E në këtë moment ajo i tha shikuesëve: “Është një nga ato ditët”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe e qeshura i doli jashtë kontrolli, në këtë pikë Lang shtoi: “Nuk e di çfarë po ndodh. Normalisht nuk ndodh që të më kapë kështu e qeshura, nuk di çfarë më gjeti sot”.

“Nuk e di çfarë po ndodh”, shtoi 47 – vjeçarja më tej.

30 sekonda më vonë, moti u ndërpre për t’ia lënë vendin reklamave, duke lënë shikuesit të habituar se çfarë e bëri për të qeshur kaq shumë prezantuesen./tvklan


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page