top of page
123.jpg

FOSHNJA 15-MUAJSHE, VIKTIMA E PARË E FRUTHIT NË KËTË VIT

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 11, 2017
  • 1 min read

Një foshnjë 15-muajshe ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme si pasojë e fruthit. Foshnja që disa ditë ishte nën kujdesin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e foshnjës e ka bërë të ditur për Express, drejtori në Klinikën Infektive në Prishtinë, Hamdi Ramadani.

“Fatkeqësisht edhe pas përkujdesit të vazhdueshëm nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive në QKUK, një fëmijë i komunitetit rom, 15 muajsh, ka vdekur. I njëjti ishte diagnostikuar me fruth dhe ishte konstatuar se nuk ishte i vaksinuar”, ka thënë Ramadani .

E ndërkohë në këtë klinikë, janë duke u trajtuar edhe 100 raste të tjera me epideminë e fruthit.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page