Në këtë shtet dënoheni me 1 vit burg nëse pini duhan në plazh
- rilindjashqiptare
- Oct 11, 2017
- 1 min read

Tailanda ka aprovuar një ligj të ri me anë të të cilit ndalohet pirja e duhanit në plazhet më të njohura. Ata që kapen duke e shkelur ligjin do të përballen deri në një vit burg. Masa do të zbatohet në 20 plazhe që përfshijnë destinacionin turistik popullorPhuket. Vendimi u mor pasi Departamentii Burimeve Bregdetare të vendit kishte gjetur dhjetëra mijëra bishta të cigareve që kishin mbetur të hedhura në rërë.
Comments