top of page
123.jpg

E quajnë si pemë e mrekullisë, shëron 300 sëmundje përfshirë diabetin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 15, 2017
  • 2 min read

Pema e moringës është konsideruar një mrekulli e natyrës pasi është një burim i rëndësishëm me yndyrna, proteina, karotenoide, vitaminë C, hekur dhe kalium.

Mund t’ju duket e pamundur por ja që kjo është e vërteta që nuk e keni ditur për këtë pemë.

Lulet, rrënjët, gjethet e saj janë përdorur në prodhimin e produkteve të kozmetikës; parfumeve dhe vajrave të lëkurës. Krahas profilit të fuqishëm ushqimor të moringës, ekziston një potencial mjekësor i pabesueshëm.

Komponimet kimike të gjetura në moringë kanë demonstruar disa aktivitete të dobishme biokimike, të tilla si luftimi i aterosklerozës dhe sëmundjes së zemrës, rritja e sistemit imunitar dhe efektet antivirale, antibakteriale, antioksidante.

Le të bëjmë një vështrim më të afërt mbi përfitimet shëndetësore të moringës:

1. Moringa është e pasur me fibra dhe punon si një mburojë në zorrët tuaj. Gjithashtu shërben për të pastruar çdo mbeturinë të mbetur nga një dietë e yndyrshme. 2. Ajo përmban antibiotik të fuqishëm dhe shumë efikas për eliminimin e një bakterie të njohur për të shkaktuar gastrit, ulcerat dhe kancerin e stomakut. 3. Gjethet e moringës janë të bollshme me vitamina, minerale, aminoacide esenciale dhe shumë më tepër përbërës.

Në 100 gram gjethe moringa të thata ka: – 9 herë më shumë proteina se në kos – 10 herë më shumë vitaminë A se në karota – 15 herë më shumë kalium se në banana – 17 herë më shumë kalcium se në qumësht – 12 herë më shumë vitaminë C se në portokall – 25 herë më shumë hekur sesa në spinaq

4. Acidi klorogjenik i pranishëm në gjethe është i njohur për të ngadalësuar procesin absorbues të sheqerit në qeliza. 5. Moringa ka efekt anti-tumor dhe anti-kancer, e cila është rezultat i pranisë së një komponimi të quajtur niaziminin. 7. Ndihmon në rregullimin e funksionit të tiroides, sidomos kur bëhet fjalë për tiroide hiperaktive./Shije.al


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page