top of page
123.jpg

Ushqimi i shpejtë, fatal për inteligjencën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 24, 2017
  • 2 min read

Hulumtimi më i ri i Universitetit në Londër ka treguar që fëmijët të cilët hanë më shumë “ushqim të shpejtë” zhvillojnë koeficient më të vogël të inteligjencës sesa fëmijët që rregullisht hanë gjellë të zier të freskët.

Ushqimi i fëmijëve ka ndikim të madh në koeficientin e inteligjencës, madje edhe kur merren parasysh edhe të gjithë faktorët e tjerë të mundshëm, si inteligjenca në moshën e hershme dhe gjendja financiare e familjes..

Në hulumtim kanë marr pjesë 4000 fëmijë skocezë në mes tre dhe pesë vjeç, ndërsa janë krahasuar edhe efektet e “ushqimit të shpejtë” me efektet e shujtave të freskëta.

Mjekja Sophie von Stumm ka deklaruar që rezultatet janë të pritshme.

“Arsyeja e shëndoshë thotë që ushqimi të cilin e hamë do të ndikojë në zhvillimin e trurit, por hulumtimet e mëhershme kanë qenë të fokusuara në efektet e grupeve specifike të ushqimeve në vend se në llojet e shujtës”, ka thënë ajo.

Ky hulumtim do të ndihmojë në ofrimin e dëshmive të forta në kampanjat e ndryshme publike, qëllimi i të cilave është të reduktojnë sasinë e “ushqimit të shpejtë” të cilin e hanë fëmijët në Britani.

Von Stumm thekson që hulumtimi ka treguar që dallimet në ushqyerjen e fëmijëve në masë të madhe janë edhe problem shoqëror.

Nënat dhe etërit me të ardhura më të vogla shpesh kanë më pak kohë për përgatitjen e shujtave të freskëta për fëmijët e tyre. Ata fëmijë arrijnë rezultatet më të dobëta në testet e inteligjencës dhe shpesh kanë probleme në shkollë.

Rezultate të ngjashme ka dhënë edhe hulumtimi në Australi, i publikuar këtë vit, i cili ka treguar që fëmijët të cilët hanë “ushqim të shpejtë” mesatarisht kanë koeficient të inteligjencës dy pikë më të ulët se moshatarët e tyre që hanë ushqim të shëndetshëm.

Dhe hulumtimi i publikuar në SHBA, po ashtu ka treguar që fëmijët të cilët hanë pica dhe ushqim të fërguar para moshës trevjeçare kanë deri në pesë pikë koeficient më të ulët të inteligjencës se moshatarët e tyre që kanë ngrënë ushqim të zier me pemë dhe perime.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page