top of page
123.jpg

Këtyre pyetjeve as shkenca s’po mund t’ju përgjigjet

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 28, 2017
  • 2 min read

Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ka shumë çështje ende të pazgjidhura në botën tonë.

Është koha që të mahniteni nga kompleksitetet e jetës edhe një herë. Kush e di? Ndoshta një ditë njerëzimi do t’i zbulojë këto mistere.

Pse natyra iu dha grave gjinj të mëdhenj?

Gjinjtë e grave, si majmunët femër, janë të mbushur me qumësht kur kanë nevojë t’i ushqejnë të porsalindurit e tyre. Por, ndryshe nga kafshët, gjinjtë e grave mbesin të mëdhenj edhe kur nuk janë duke dhënë gji. Ekspertët janë vazhdimisht duke debatuar pse ndodh kjo.

Shumica e biologëve evolucionar besojnë se gjinjtë janë aty për të “tërhequr” gjininë e kundërt.

Antropologët, megjithatë, dyshojnë në këtë ide, pasi që në shumë kultura gjinjtë nuk shihen si diçka seksuale nga popullata mashkullore, transmeton Gazeta Express.

Pse balenat dalin në breg?

Që prej kohës së Aristotelit njerëzit kanë qenë kureshtarë të dinë pse disa balena dalin në breg të detit. Ka shumë hipoteza që tentojnë ta shpjegojnë pse ndodh kjo:

- Një ndryshim në erë i shtyn ato në drejtim të bregut, që pastaj i tërheqë kafshët në tokë të thatë

- Stuhitë e diellit kanë ndikim në balena në një mënyrë të pashpjegueshme

- Sulmet nga grabitqarët kanë faj

- Ndotja në oqeane dëmton organet e tyre dhe aftësinë e tyre për ta orientuar veten

Prej nga erdhi jeta?

Sot teoria më e zakonshme që tenton të shpjegojë origjinën e jetës është ajo që thotë se jeta doli nga komponimet jo-organike të prodhuara nga proceset fizike dhe kimike.

Por shkencëtarët ende nuk mund të përcaktojnë këtë. Gjithashtu ne ende nuk e dimë se si ia dalin molekulat të kalojnë informacionin gjenetik.

A është e vërtetë se kafshët mund ta ndjejnë tërmetin?

Sjellja e çuditshme e kafshëve të ndryshme shtëpiake pak para fatkeqësive natyrore është e njohur prej ditëve të Greqisë së lashtë.

Shpjegimi i këtij fakti është përtej njohurive tona, kjo për shkak se është shumë e vështirë të hulumtohet në formën e një eksperimenti.

Ekziston një mendim se disa grimca që shpërndahen në ajër para tërmetit janë arsyeja pse kafshët reagojnë në këtë mënyrë.

Prej nga erdhën Sumerët dhe çfarë gjuhe folën ata?

Ishte ky civilizim nga i cili dolën kulturat e Babilonisë dhe Asirisë. Sumerët ishin pionierë në shumë fusha, prej astronomisë e deri tek fizika.

Edhe sot e kësaj dite, origjina e tyre mbetet një nga pyetjet më të vështira për ekspertët. Të gjitha përpjekjet për të gjetur lidhje mes gjuhës sumeriane dhe të tjerave kanë dështuar, pasi që shkrimi sumer çkodohej vetëm përmes gjuhës akkadiane, që është krejtësisht e ndryshme.

Kjo e fundit është krejtësisht e ndryshme nga çdo gjuhë tjetër e njohur.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page