Apple përjashton inxhinierin, vajza e të cilit e shfaqi iPhonen e ri para kohe
- rilindjashqiptare
- Oct 30, 2017
- 1 min read

Inxhinieri i cili e la vajzën e tij të shfaqte një iPhone X në YouTube është përjashtuar nga Apple.
Më herët gjatë javës, Brooke Amelia Peterson publikoi një video të babait të saj që tregonte iPhonen e ri. Video madje ishte realizuar në një kateteri të Apple-it, dhe zbuloi disa detaje të reja të telefonave.
Video madje u bë hit në YouTube, ndërsa në një njoftim të ri Petersoni shpjegoi se video ishte fshirë me kërkesë të Apple-it dhe se babai i saj – inxhinieri Ken Bauer – është përjashtuar nga puna.
“Apple e ka larguar. Në fund të ditës, kur ju punoni për Apple-in, nuk ka rëndësi sa person i mirë jeni. Nëse thyeni një rregull, nuk ka tolerancë”, ka thënë Peterson, transmeton Albinfo.ch.
Edhe pse iPhone X i ri është në dispozicion për para-porosi, Apple kishte mbajtur një konferencë për media për ta shfaqur pajisjen, ndërsa nuk kishte pamje të tjera derisa u shfaq video e rrallë e Petersonit.
Comments