top of page
123.jpg

Roberta Carluccio, mbretëresha e re e fitnesit që është tifoze e Juventusit (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 31, 2017
  • 2 min read

Modelja italiane, Roberta Carluccio, është duke u vlerësuar shumë për format trupore dhe fizikun e saj mbresëlënës.

Fotografitë e saja në rrjetet sociale marrin dhjetëra mijëra pëlqime dhe në kohët e fundit ajo është shumë e ndjekur për këshillat që jep për femrat që duan të kenë një figurë si të sajën.

Roberta ka forma fantastike trupore (Instagram)

Ndërkaq, ajo është edhe një tifoze e futbollit, kurse klubi i preferuar i bukuroshes është Juventusi.

Bukuroshja është tifoze e flaktë e Juventusit (Instagram)

Roberta Carluccio ka lindur në Torino më 12 qershor 1997. Ajo filloi modelimin për fëmijë që në moshën shtatëvjeçare duke u paraqitur në “Pitti Bimbo” për 14 edicione.

Ajo është mbretëresha e re e fitnesit (Instagram)

Më pas ka vazhduar angazhimin si modele e modës nëpër spektakle të ndryshme dhe në katalogë për rroba.

Bukuroshja është instruktore e certifikuar e fitnesit dhe ‘bodybuildingut’. Sot, ajo është bërë shumë e famshme edhe falë rrjeteve sociale dhe video-kanaleve, ku tregon për ushtrimet dhe ushqyerjen për të qëndruar në formë, ndërsa vë në pah figurën e saj mbresëlënëse.

Roberta stërvitet rregullisht (Instagram)

Roberta ka puanur për brende të famshme, si Dolce & Gabbana, Giorgio Armani, Roberto Cavalli, Phard, Guess, Adidas, Gaudi, Lonslade, Gas Junior, Benetton, Barbie Ibiza, Pirelli Pzero, Dance Size, Simonetta Jeans, Guru, Sweet Years, Annarita N, Coconudina, Gardens, Deha, Replay, Liu Jo, Golden Lady Beach, Mc Gregor (SHBA) Datch, Cloe, Miss Grant, Monnalisa, Blauer, Hetregno, Fiat dhe shumë të tjera.

Të gjithë flasin për fizikun e saj (Instagram)

I ka zbukuruar ballinat e revistave, si Fashion Magazine, Modabimbi, Vogue, Modern Woman, Diva, Joy, Focus Junior, Christian Family, Dreamvixens (SHBA), The Windsor Star (Kanada), Diva e Donna dhe ForMen.

Po aq edhe joshëse (Instagram)

Është shfaqur në shumë reklama televizive në Itali, si edhe në seriale televizive. /Telegrafi/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page