top of page
123.jpg

“Mos e beso po deshe”/ Meteorologët s’u besojnë syve, çmendet moti

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 1, 2017
  • 1 min read

Deri nga e shtuna nuk ka reshje në horizont! Moti vazhdon të na surprizojë dhe as sinoptikanët nuk po arrijnë ta kuptojnë tamam.

Meteoalb ka publikuar ditën e sotme një parashikim, në të cilin thuhet se ky muaj që po lëmë pas i ka lënë ata të habitur.

“Mos e beso po deshe”, shkruan Meteoalb, teksa thotë se tetori i 2017 rezulton 1.5°C më i ngrohtë për zonat e ulëta; 1.0 °C më i ngrohtë për zonat malore por 1.0 °C më I FTOHTË për zonat bregdetare. Temperatura me të vërtetë anormale këto, duke bërë që tabloja e reshjeve të shiut të jetë shumë e varfër.

Meteoalb shkruan:

MOS E BESO PO DESHE : Muaji tetor 2017 rezulton 1.5°C me i ngrohte per zonat e uleta; 1.0 °C me i ngrohte per zonat malore por 1.0 °C me I FTOHTE per zonat bregdetare. Tabloja e reshjeve te tetorit 2017 eshte E VARFER, jane regjistruar 60%, 30% dhe 20% e normave te reshjeve mujore respektivisht per zonat e uleta, malore dhe bregdetare. DERI ME DT. 31 TETOR 2017 temperatura mesatare territoriale eshte 2.5°C mbi mesataren shumevjecare klimatike ndersa tabloja e reshjeve mbetet E VARFER duke plotesuar vetem 60% te normes se reshjeve vjetore.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page