top of page
123.jpg

Iphone X i ri, radhë të gjata në dyqane

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 4, 2017
  • 2 min read

Qindra persona qëndruan në radhë të gjata në Sidney para dyqaneve të apple, për të qenë të parët në botë që blinin iPhone X e ri. Skenat ishin thuajse të njëjta me frenezinë e klientëve në daljet në treg të versioneve të mëparshme të Iphonit, por jo me ato më të fundit.

Dyqani i Apple në Sidney u hap pak orë pasi kompania publikoi rezultatet e katër mujorit të radhës me parashikime premtuese për të ardhmen, duke zbutur shqetësimet për problemet me prodhimin e telefonave dhe duke çuar aksionet në nivelet më të larta të arritura deri më tani pas hapjes së bursave.

Tani, me vlerë 868 miliardë dollarë, analistët spekulojnë se apple mund të bëhet e para kompani publike me vlerë një trilionë dollarë. Por, çmimi prej mbi 1100 eurosh i Iphoni X të ri dhe markat e tjera me oferta produktesh shumë të ngjashme dhe me çmime më të volitshme, mund të bëjnë që klientët të jenë të dyzuar. Pavarësisht se janë të shumtë ata që thonë se përdorimi i lehtë, cilësia dhe marka më e rëndësishme, mbetet shtysa kryesore që i con ata drejt Iphone X.

Por, marka nuk është gjëja më e vyer e versionit më të fundit. Drejtori ekzekutiv i apple, tim cook, duket se ka zgjidhur dy nga problemet më të hershme të kompanisë, varësinë e saj tek Iphoni më i fundit për të rritur fitimet dhe pamundësinë e ofertave të përballueshme për të ndihmuar blerësit me buxhet më të kufizuar të njohin përfitimet e bashkimit me familjen apple.

Pas Australisë, ishte radha e Pekinit dhe Hong Kongut të regjistronin radhët e gjata për të marrë Iphone X e prenotuar më parë. Në Japoni po ashtu, radhët para dyqaneve apple shkuan deri në 600 metra të gjata.

Iphone X vjen një dekadë pas Iphonit të parë në treg, produktit që mundësoi rritjen e apple dhe shndërrimin e saj në kompaninë teknologjike më të madhe në botë.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page