top of page
123.jpg

Apple: iPhone X vjen zyrtarisht në Kosovë më 24 nëntor

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 7, 2017
  • 1 min read

Apple ka njoftuar sot se pajisja e saj më e re mobile, iPhone X, e cilësuar si e ardhmja e telefonave të mençur, do të vijë zyrtarisht në Kosovë në javën e parafundit të nëntorit.

Gjiganti teknologjik nga Kalifornia ka bërë të ditur se pajisja e re, e cila vjen me një dizajn të ri revolucionar dhe një ekran mahnitës mbi tërë sipërfaqen e tij ballore, me kapacitet për mbushje pa kabllo, me një kamerë të pasme të jashtëzakonshme, si dhe me stabilizues të dyfishtë optik të pamjes, pas daljes në treg në shtetet më të zhvilluara të botës, do të arrijë edhe në 13 shtete të tjera në Evropë, Azi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Makau, më 24 nëntor.

iPhone X (lexohet: iPhone Dhjetë) karakterizohet nga një dizajn i bukur tërësisht prej xhami dhe çeliku të pandryshkshëm, nga një ekran i bukur Super Retina prej 5.8 inçësh, nga çipi i fuqishëm A11 Bionic, si dhe nga veçoria Face ID për zhbllokimin e telefonit nëpërmjet skanimit të fytyrës.

Sipas njoftimit të Apple, iPhone X do të dalë në shitje më 24 nëntor, në ngjyrë të argjendtë dhe të hirtë, me kapacitet prej 64GB dhe 256GB, në Shqipëri, Bosnjë, Kamboxhia, Kosovë, Makau, Maqedoni, Malajzi, Mal të Zi, Serbi, Afrikë të Jugut, Kore të Jugut, Tajlandë dhe Turqi.

Pajisja e re, ka njoftuar Apple, do të shitet me çmim fillestar prej 999 dollarësh, nga apple.com, dyqanet e Apple, dhe nga distributorët e autorizuar dhe operatorët telefonikë. Apple ka nënvizuar se çmimet, megjithatë, mund të jenë mos jenë të njëjta në secilin vend. /Express/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page