Shtirej si pacient, i propozon martesë të dashurës infermiere (Video)
- rilindjashqiptare
- Nov 8, 2017
- 1 min read

Joseph Elkins nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, është shtirë si pacient dhe në bashkëpunim me stafin e spitalit, e ka befasuar partneren e tij Shannon Bingham.
Infermieres i është thënë se duhet të shkojë shpejtë në sallën e emergjencë, ku ishte shtrirë një pacient dhe i nevojitej intervenim urgjent, transmeton Telegrafi.
Me të parë se kishte përpara të dashurin, ajo është shtangur, por më pas u gëzua kur ai u ngrit dhe i propozoi për martesë.
Kjo ngjarje ka ndodhur para dy vitesh dhe ata janë martuar brenda disa muajsh, ndërsa që tani ka nisur të përhapet në internet.
Comments