top of page
123.jpg

Filmi turk që shumë shtete vrapuan ta blejnë, pa dalë ende

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 9, 2017
  • 1 min read

Mesa duket jo vetëm shqiptarët janë adhurues të filmave dhe serialeve turke, pasi një film i produksionit turk ka arritur të blihet nga shumë shtete.

Filmi turk “Oteki Taraf” është përkthyer në plot 6 gjuhë, ende pa u dhënë premiera e tij, që parashikohet të transmetohet më 8 dhjetor. Traileri i filmit ka tërhequr shumë vëmendje në të gjithë botën.

Në të interpretojnë aktorët tashmë të njohur për publikun si Asli Enver, Meryem Uzerli dhe Ozcan Deniz. Gjermania, Azejbaxhani,

Franca, Holanda dhe Rusia janë disa nga vendet ku filmi do të shfaqet.

Nga ana tjetër, nuk mund të mungonte përkthimi i tij në anglisht, i cili do të mundësojë transmetimin edhe në vende të tjera. Në këtë film, aktori i njohur i “Nusja nga Stambolli” vjen edhe si skenarist e regjisor./Bota.al


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page