Konsumoni shpesh speca djegës? E frikshme, kjo tregon se ju jeni...
- rilindjashqiptare
- Nov 12, 2017
- 1 min read

Jeni adhurues të specave djegës? Nëse po, vazhdoni të lexoni…
Nëse jeni konsumues të rregullt të specave djegës, zbuloni se çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj…
Personat që hanë speca djegës janë aventurierë;
Ky përfundim erdhi nga Paul Rozin dhe Deborah Schiller nga Universiteti i Pensilvanisë.
Në Meksikë, për shembull, konsumimi i specave djegës konsiderohet si një shenjë e forcës, trimërisë dhe atributeve mashkullore.
Nga një studim i fundit u zbulua se studentët amerikanë që konsumonin shpesh speca djegës gjithashtu kishin pasion aktivitetet e guximshme dhe potencialisht të rrezikshme.
Disa persona e konsumojnë specin djegës për kënaqësi;
Nxitja e kësaj përvoje ‘negative’ (përshpejtimi i ritmit të zemrës, djersitja, ndjesia e djegies, sytë në lot, gulçimi) është shenjë që lidhet me masokizmin. Deri diku mund të krahasohet me një film horror, që ju bën të ndiheni të frikësuar, edhe pse e dini se asgjë nuk mund t’ju ndodhë realisht.
Adhuruesit e specave djegës janë të etur për të provuar gjëra të reja;
Janë të gatshëm për të ndërmarrë rreziqe; dhe të uritur për shumëllojshmëri, emocione të forta dhe aventura – të gjitha karakteristikat që lidhen me kërkuesit e emocioneve. /Health.com
Comments