top of page
123.jpg

Kjo foto po huton të gjithë, a mund ta gjeni se çfarë nuk shkon?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 13, 2017
  • 1 min read

Në shikim të parë, fotografia duket se shfaq një burrë duke vozitur një motoçikletë me një vajzë ulur prapa tij.

Por duke shikuar më afër, nuk duket ashtu siç shihet, pasi ka edhe një palë këmbë në foto.

Iluzioni i çuditshëm optik, i shpërndarë në Reddit, i ka lënë përdoruesit e rrjeteve sociale të hutuar tërësisht – me shumë prej tyre që pranojnë se nuk mund ta gjenin se çfarë nuk shkonte në foto, transmeton Express.

Disa përdorues të Reddit thanë se besojnë që mes burrit dhe vajzës kishte një manekin, përderisa të tjerë menduan se në motoçikletë ishin tre njerëz.

Por në fakt, burri në fotografi është i zhveshur lartë dhe me xhinse poshtë, përderisa vajza prapa tij ka të veshur shorce të shkurtra.

Këmbët e saj janë bashkuar me pjesën e sipërme të trupit të tij në mënyrë perfekte, duke krijuar iluzionin e çuditshëm që e bën atë të duket sikur është tërësisht i zhveshur.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page