top of page
123.jpg

Rikthehet bora, ja në cilin vend të Kosovës do të bie gjatë javës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 13, 2017
  • 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës që vjen vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët.

Sipas Institutit, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius. Temperaturat e larta 16 C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja , shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s”, thuhet në njoftim.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page