top of page
123.jpg

Ky është veprimi i parë që duhet të bëni nëse ju bie celulari në ujë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 19, 2017
  • 1 min read

Në qoftë se do t’ju pyesnim se cili është objekti që keni gjithmonë me vete, që kur e harroni në shtëpi, punë apo makinë është njëlloj sikur të keni harruar një pjesë të shpirtit, objekti pa të cilin jeta duket aq bosh?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë: CELULARI. Tanimë ai është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë, për këtë arsye e mbajmë gjithmonë me vete madje dhe në banjo.

Por, mjafton një pakujdesi dhe telefoni mund të përfundojë në WC ose lavaman. Ja çfarë duhet të bëni në një rast të tillë:

1.Mos humbni toruan, edhe pse të të bjerë telefoni në ujë dy ditë pasi e keni blerë nuk është ajo që do të donit.

2.Fikni telefonin menjëherë, hiqni kartën SIM dhe atë të memories, dhe mundohuni të çmontoni baterinë.

3.Fshini me peshqir pjesët e hapura të celularit.

4.Më pas mbushni një kuti ose enë me oriz. Fusni telefonin brenda në pozicion të pjerrët dhe lëreni për 48 orë, dy ditë. Niseshteja e orizit ka aftësi të përthithë lagështinë dhe të parandalojë dëmtimet e mëtejshme.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page