top of page
123.jpg

Zbuloni se cilat janë 4 arsyet se përse nuk keni fat në dashuri

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 25, 2017
  • 2 min read

Fati i keq në dashuri mesa duket ka shpjegime të ndryshme. Në këtë artikull ndalemi te fakti që pse disa femra zhgënjehen gjithmonë në dashuri.

Ju besoni se problemi është gjithmonë me ta. Në fakt, sipas intv.al ekziston një mënyrë për të kuptuar se ku qëndron problemi. Kjo kërkon që të bëni një ndryshim drastik në mënyrën si veproni. A jeni të gatshme të shikoni “fatin tuaj të keq” në një mënyrë tjetër?

1. Ju e doni djalin e keq

Nëse ai është në filma ose në jetën reale, ju gjithmonë e doni djalin e keq. Fatkeqësisht, ai ka disa zakone të këqija. Ai është i pasigurt, i paparashikueshëm, shpesh ka probleme me abuzimin e substancave dhe shumë probleme të menaxhimit të zemërimit. Djali i keq, megjithëse është emocionues nga jashtë, kurrë nuk dëshiron të ketë diçka serioze me dikë.

2. Ju jeni tërhequr nga meshkuj emocionalisht të padisponueshëm Meshkujt që frekuentoheni gjithmonë janë një version i djalit të keq : ose janë të martuar, ose jo “të gatshëm” për të marrë lidhjen me ju me përgjegjshmëri.

3. Nuk ju tërheqin ata meshkuj që ju shprehin dashurinë Mesa duket, sipas intv.al ju vetë i largoni meshkujt e mirë që ju vijnë si një mundësi për të krijuar diçka që ja vlen. Gabimi më i madh që bëni është se refuzoni rastet e mira që ju trokasin, por fatkeqësisht ju nuk i kushtoni rëndësinë e duhur.

4. Cikli përsëritet pa pushim edhe pse dëshironi të jesh ndryshe herën tjetër Kjo gjë përsëritet, edhe pse ju duket sikur keni vënë mend nga eksperiencat e këqija. Ndoshta është koha për të pyetur veten, se çfarë duhet të bëni që të largoheni nga këto marrëdhënie të dështuara? Kushtojini rëndësi këshillave të mësipërme! Shpresojmë të keni rezultatet më të mira dhe mos harroni, rëndësi ka : lumturia juaj.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page