top of page
123.jpg

Bëhuni gati: I ftohti prek Kosovën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 30, 2017
  • 1 min read

Pas motit me borë në fillim të javës, në ditët në vijim edhe dy turbullira pritet të kalojnë nga rajoni ynë që do të sjellin mot të vranët dhe me shi, e në disa pjesë të rajonit, ditën e nesërme, sidomos në Shqipëri, mund të shkaktojnë edhe përmbytje.

Në fundjavë turbullira e dytë gradualisht do të sjellë edhe masa të ftohta arktike, ku nën këto kushte edhe reshjet e shiu do të shndërrohen në borë.

Të enjten nën ndikimin e turbullirës së parë, që do të kalojë më në veri të rajonit, do të kemi masa më të ngrohta ajrore, që do të sjellin mot më të butë, por të vranët, me erëra të fuqishme jugore, kohëpaskohe me reshje shiu, që në perëndim të vendit, vende-vende mund të jenë më intenzive.

Reshjet do të jenë më të vazhdueshme në orët e mbrëmjes.

Të premten pritet të mbajë mot i vranët, me reshje më të vazhdueshme shiu, ndërsa në vise malore mbi 1500m me reshje bore.Në fundjavë me ardhjen e turbullirës së dytë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu, e gjatë orëve të mbrëmjes të përziera edhe me reshje bore, që me rënie të temperaturave do të shndërrohen në borë.

Temperaturat maksimale të enjten do të shënojnë rritje deri në 12C, e nga dita e premte do të luhaten nga 4C deri në 7C, ndërsa minimalet do të luhaten nga 1C deri në 3C, e ditën e diel do të zbresin edhe nën 0C.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page