Rrebeshe shiu dhe temperatura nën zero, ja çfarë parashikohet në ditët në vazhdim
- rilindjashqiptare
- Nov 30, 2017
- 1 min read

Nga mëngjesi i ditës së sotme i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta.
Dita e premte sipas “Meteoalb” vjen me reshje të pakta në pjesën veriore të vendit dhe me intensitet mesatar e të lartë në atë qendrore dhe jugore.
Gjatë mesditës pritet pakësimi i ndjeshëm i reshjeve në qendër ndërsa në pjesën jugore parashikohet intensifikim i tyre.
Vetëm mbrëmjen e së premtes “Meteoalb” parashikon që shirat të pakësohen edhe në Jug.
Të shtunen vendi të dominohet nga alternime kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të izoluara.
Reshje të pakta shiu parashikohet të jenë prezentë edhe të diel e më pak gjasa dhe të hënë.
Era do të mbetet problematike deri në mbrëmje, ndërsa temperaturat parashikohettë bien me 2 – 3°C të premte dhe të shtunë. /albeu.com/
Comentarios