top of page
123.jpg

Përse nevrikët sëmuren më shpesh?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 1, 2017
  • 2 min read

Të kontrollosh temperamentin është një problem për shumë njerëz. Sipas studimeve të kryera, një në tre persona ka probleme me vetëpërmbajtjen dhe të të qetësuarit e nervave.

1. Njerëzit inatçi vdesin më shpejt.

Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh për shkak të faktorëve të ndryshëm që lidhin stresin me dëmtime psikologjike. Çlirimi i shpeshtë i adrenalinës gjatë periudhave stresuese, mund të dëmtojë AND-në, e cila mund të shpjerë në sklerozë të shumë është dhe sëmundje të tjera të rrezikshme për jetën.

2. Idhnakët nuk i zë gjumi. Ndjenjat e inatit rrisin përgjigjen ndaj sistemit limbik, asaj pjese të turit të lidhur me instiktet e mbijetesës. Këto emocione bëjnë që ky sistem të rrisë nivelet e ankthit duke rritur gjithashtu dhe presionin e gjakut në mushkëri dhe zemër, e si pasojë duke e bërë të pamundur relaksimin.

3. Mund të sëmuresh më shpesh

Kortizoli i tepërt (hormon i cili merret me kontrollin e stresit dhe rregullimin e qelizave në metabolizëm), mund të shkaktojë një zhbalancim në nivelin e sheqerit në gjak, të krijojë shtypje të tiroideve dhe të zvogëlojë densitetin e kockave.

4. Rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës

Me rritjen e presionit të gjakut për shkak të adrenalinës, zemra ãllon të rrahë shpejt, duke bërë të mundur që të shkaktohen funksionime jo të sakta të proceseve kardiake.

5. Zemërimi i tepërt mund të të rrudhosë

Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të stresit të shkaktuara nga zemërimi, mund të përgjysmojnë prodhimin e glucocorticoids në lëkurë, lloj hormoni i përfshirë në përzierjen e kolagjenit për guãmin e lëkurës. Ndaj këshilla që studiuesit bëjnë për një jetë sa më të gjatë, është që të reduktojmë sa më shumë inatin dhe emocionet e tjera negative që mund të vijnë si pasojë e tij./abcnews.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page