top of page
123.jpg

Çfarë duhet të hani në mëngjes?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 2, 2017
  • 1 min read

Njerëzit që hanë mëngjes janë më të shëndetshëm dhe gjasa që ata të pësojnë sëmundje të ndryshme janë shumë të pakta, në krahasim me ata që nuk e hanë këtë vakt. Ne ju sjellim disa ushqime më të mira dhe të preferuara që duhet t’i konsumoni para se të filloni ditën.

Proteina

– Vezët: Vezët janë burimi më i mirë i proteinave. Preferohet që t’i merrni dy vezë dhe t’i zieni ato gjatë mbrëmjes, që t’i keni gati në mëngjes.

– Bajame dhe ara: Rriteni nivelin e proteinës në trupin tuaj me anë të ushqimeve të shëndetshme. Arrat dhe bajamet janë ushqime të rekomanduara, të cilat janë shumë të thjeshta për tu konsumuar, pasi ato mund ti hani kur jeni duke vozitur apo edhe kur keni filluar punën.

Karbohidrate

– Fruta: Do të jetë një gjë perfekte nëse ju në mëngjes hani ndonjë frut, si ushqim shumë i shëndetshëm. Ju mund t’i përzieni ato duke i konsumuar në formë lëngu. Rrushi, molla, porokalli… dhe lista vazhdon. Nëse i konsumoni këto në mëngjes, atëherë pjesa e ditës do të jetë krejtësisht më ndryshe për ju.

– Drithëra: Largoni nga dollapi i shtëpisë drithërat me sheqer dhe fokusohuni në drithëra të shëndetshëm. Ju mund ti përzieni ato me jogurt dhe mund ti konsumoni teksa jeni duke punuar në zyrë, apo duke ecur në koridor.

Ne këtu ju kemi treguar vetëm disa nga ushqime shumë të thjeshta dhe që çdokush nga ju i posedon në shtëpi. Tani është koha që të ndryshoni paksa planin tuaj dhe të filloni t’i përdorni këto.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page