top of page
123.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka një lajm të rëndësishëm për vozitësit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 3, 2017
  • 1 min read

Pas reshjeve të shiut gjatë dy ditëve, në vendin tonë ka rënë borë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Sipas IHK-së, vendi i ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Më tej parashihet të ketë kthjellime të pjesërishme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsisus. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e institutit.

Sasit mesatare të reshjeve të regjistruara deri më tani në rrjetin meteorologjik të Kosovës janë rreth 60mm (l/m2) në rrafsh të Kosovës, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit sasitë rekorde janë regjistruar në Junik me 90 mm(l/m2)

Në javën tjetër pritet që mëngjeset të jenë me ngrica të cilat do të paraqesin vështirësi në komunikacion.


 
 
 

Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page