top of page
123.jpg

Një copë djath në ditë e mban larg mjekun

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 3, 2017
  • 1 min read

Djathi ka reputacion jo edhe aq të mirë për shëndetin, por një studim i fundit thekson se konsumimi i djathit në baza ditore mund të zvogëlojë gjasat për zhvilimin e sëmundjeve të zemrës.

Konsumimi i rreth 40g në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundjet e zemrës deri në 14 përqind, shkruan Journal of Nutrition, transmeton portali arbresh.info

Studimi kines ka hulumtuar francezët, të cilët kanë dietë të pasur me kolesterol dhe yndyra. Në studimin e quajtur “Paradoksi francez” është gjetur se ata kanë norma të ulëta të sëmundjes së zemrës.

Ndonëse djathi përmban nivel të lartë të yndyrës, studimi ka gjetur se sasi e kalciumit që përmban ndihmon në sëmundjet e zemrës.

Përveç kësaj, studimi i kryer nga Universiteti Soochoë, ka gjetur se djathi përmban acid që mund të ndihmojë në parandalimin e bllokimit të arterieve.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page