top of page
123.jpg

Risi në Snapchat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 2, 2017
  • 1 min read

Pjesa “social” rikthehet në plan të parë me mesazhet dhe historitë e miqve, të ndara nga seksioni i dedikuar për përmbajtjen media dhe krijuese.

Ky është çelësi i ndryshimit të fytyrës së Snapchat, aplikacioni i lindur për të dërguar foto e video 24 orëshe që tashmë fokusohet tek ringritja pasi është mposhtur prej muajsh nga rivalët si Instagram.

Numri një i shoqërisë Snap, Evan Spiegel, rrëfen në një video prej 60 sekondash në YouTube ndryshimet.

“Sot e bëjmë Snapchat më personal. Një nga kritikat sot për rrjetet sociale është se vendosin bashkë fotot dhe videot e miqve me përmbajtjet e editorëve, krijuesve. Por miqtë nuk janë thjesht “përmbajtje”, por është lidhja me ta”, thotë Spiegel, transmeton Top Channel.

Tashmë bisedat dhe Storie të miqve do të jenë në të djathtë të fotokamerës së Snapchat, ndërsa Storie të editorëve, autorëve do të shfaqen djathtas. Mes të rejave është edhe faqja më dinamike “Miqtë”, që do të tregojë kontaktet në bazë të mënyrës së ndërveprimit me të tjerët në platformë, një farë funksionimi i fuqizuar i “miqve më të mirë”. Ndërsa faqja e re Discover, do të jetë frut i miksimit të teknologjisë së ndërhyrjes njerëzore, përmbajtja do të aprovohet nga një skuadër personash realë, ndërsa propozimet e tyre për përdoruesin do të personalizohen përmes një algoritmi.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page